Futboll

Leeds “shtyn” në limite për talenti e PSG, edhe Inter në garë gjithashtu

Arnaud Kalimuendo është rikthyer te PSG pas huazimit 2-vjeçar te Lens, por duket se ardhmja e tij është larg Parisit.

Talenti 20-vjeçar zhvilloi një sezon fantastik, me numra mbresëlënës me Lens duke realizuar 13 gola në 35 ndeshje. Gjithashtu francezi ka debutuar me PSG dhe 18-vjeçari shihet si një “Mbappe” i ri në Francë.

Interesim për të kanë shfaqur disa skuadra të ndryshme, por Inter ka kohë që e ndjek sulmuesin.

Sipas medieve italiane, nënkampionët e Italisë kanë depozituar një ofertë konkrete në Paris në fillim të merkatos. Tani, problemi kryesor i “zikaltërve” nuk është më dakordësimi me parizienët, por Leeds United.

Anglezët kanë “shfrenuar” imagjinatën pasi kanë rritur ndjeshëm ofertën për sulmuesin, me klubin anglez që është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro dhe kryeson për momentin. Tani mbetet për t’u parë kundërpërgjigja e Inter, nëse do ta parakalojë ofertën e anglezëve apo do të heqë dorë.
Leeds i ka “xhepat” plotë pas transferimeve me peshë si Kalvin Phillips e Raphinha dhe kërkon të përforcojë skuadrën me një element të ri dhe premtues si Kalimuendo.

Burimet në Francë bëjnë me dije se edhe vetë lojtari është “tunduar” nga ideja për të luajtur në Premier League në një moshë kaq të re.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency