Merkato

Leeds United i jep “asist” Milanit për sulmuesin e talentuar belg

Milan vijon të bëjë presion për të marrë shërbimet e yllit të Club Brugge, Charles De Ketelaere dhe palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje.

Gjithçka është lehtësuar së fundi, pasi anglezët e Leeds United kanë vendosur të dalin nga gara për shërbimet e fantazistit dhe t’i lënë rrugë të lirë Milanit, që mund ta mbyllë që këtë javë marrëveshjen.

Mediat angleze raportojnë se Leeds ka hedhur sytë nga talenti i PSG-së, Arnahd Kalimuendo dhe i ka lënë rrugë të lirë Milanit për De Ketelaere, ndërsa Club Brugge vijon të këmbëngulë për arkëtimin e 30 milionë eurove nga kartoni i lojtarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency