Lajme

Legjenda e futbollit, “i pamëshirshëm” me “Djajtë e Kuq”: Ecnin në fushë sikur t’i kishin rrahur

Legjenda holandeze futbollit, Marco van Basten, hedh dyshime mbi vendimin e bashkëkombësit të tij, ten Hag, për të marrë përsipër drejtimin e Manchester United. Van Basten foli me skepticizëm për përvojën që e pret trajnerin aktual të Ajaxit, pas paraqitjes së zymtë të “Djajve të Kuq” kundër Liverpoolit (u mposhtën 4-0).

57-vjeçari tha se “diferencat në cilësi mes Liverpoolit dhe Manchester United ishin të mëdha” dhe se futbollistët e Manchesterit “ecnin në fushë sikur t’i kishin rrahur”. Ai gjithashtu e etiketoi Harry Maguire si një shpërndarës të dobët të topit.

“Ata luajnë në një nga klubet më të mëdha në Angli, por asnjëri prej tyre nuk tregoi asgjë. Maguire e kalon topin në të njëjtën mënyrë dhe ti mendon: “Nuk e di, po e bën?” Ata nuk po mendojnë për zgjidhje, është e pabesueshme.”

Rezultati 4-0 ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e lojtarëve të Manchester United. Shumë analistë, madje edhe ish-figura të njohura të United, e konsiderojnë skuadrën aktuale më të keqen prej shumë vitesh.

Manchester United tani është në vendin e gjashtë me 54 pikë, tri më pak se Tottenhami dhe Arsenali, që kanë nga një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency