Premier League

Legjenda e klubit të Brojës tërhiqet nga roli i ambasadorit, shkak idetë mbi luftën në Ukrainë dhe COVID

Pjesa më e madhe e botës e ka dënuar ashpër sulmin që Rusia ka vendosur të ushtrojë ndaj Ukrainës, ndërsa dëmet për këta të fundit kanë qenë të mëdha. Në ditët e fundit, janë zbuluar edhe shumë viktima civile, të pafajshme që mendohet të jenë vrarë nga rusët në Bucha të Ukrainës.

Megjithatë, sërish ka nga ata të cilët kanë të tjera mendime rreth luftës, ndërsa një nga ata duket se është edhe ambasadori i Southampton, Matt Le Tissier. Ky i fundit ka qenë pjesë e “Shenjtorëve” në rolin e futbollistit prej vitit 1986 deri në vitin 2002, ndërsa konsiderohet si një figurë e klubit ku aktualisht aktivizohet edhe Armando Broja.

Por, një postim në Twitter i Tissier ku shprehet se nuk beson te vërtetësia e sulmeve në Bucha nga rusët duke i konsideruar pamjet si “fake neës”, ka bërë që klubi anglez dhe ish-futbollisti të distancohen.

Tissier është detyruar të dorëhiqet nga roli ndërsa pretendoi se Twitter-i i tij kishte rënë në duart e një tjetër personi dhe në rrjetin social nuk ishte shprehur mendimi i tij. Gjithsesi, fakti që Tissier nuk kërkoi falje dhe nuk shprehu një mendim të qartë mbi luftën, la shumë për të dyshuar.  Sakaq, Tissier ka qenë një kundërshtar edhe i COVID, ndërsa gjithnjë e ka cilësuar virusin si të mbivlerësuar për shumë arsye.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency