Legjenda e United bën prapakthehu për fantazistin e Arsenal: Është fantastik!
Martin Odegaard poi a del të shfaqë versionin e tij më të mirë nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta te Arsenal ndërsa në këtë sezon i është besuar edhe shiriti i kapitenit të “Topçinjve”. Një nga ata që besonte se shiriti do të ndikonte në paraqitjet e fantazistit ishte edhe legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand. Megjithatë, ky i fundit ka bërë parapakthehu duke deklaruar se Odegaard është një lojtar fantastik.
“Kam thënë se shiriti i kapitenit mund të rëndojë tek Odegaard, të themi të drejtën kishte një mundësi që diçka e tillë të ishte e vërtetë. Sepse për mirë apo për keq, shiriti i kapitenit i ndryshon disa njerëz. Këtë sezon e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer dhe mua Odegaard më pëlqen shumë si lojtar, është fantastik.
Ka qenë një djalosh i mrekullueshëm prej moshës 15-vjeçare dhe tashmë po e vërteton këtë. Një lojtari ose i peshon shumë shiriti, ose e ndryshon atë dhe e përmirëson. Por, këto ndeshje të para e kanë bërë atë të duket një futbollist më i madh me shumë personalitet dhe karakter”, u shpreh Fedinand.



