Angli

Legjenda e United kritikon, por edhe mbron Arnold: Mund të bëhet “Cafu” i Anglisë!

Sezoni aktual ka nisur si mos më keq për Trent Alexander-Arnold. Lojtari i Liverpool është duke kaluar një periudhë plot me kritika si pasojë e paraqitjeve të tij me The Reds, teksa çalon në aspektin difensiv. Megjithatë, cilësitë e 23-vjeçarit në korsinë e djathtë të fushës i njohin të gjithë dhe së fundmi në krah të Arnold ka dalë një legjendë e Manchester United si Gary Neville.

Ky i fundit e njeh mjaft mirë rolin e mbrojtësit të djathtë pasi në të kaluarën e tij si futbollist është aktivizuar pikërisht në atë pozicion dhe tashmë këshillon Arnold që të punojë më shumë në aspektin mbrojtës pasi ka kualitetin për t’u shndërruar në “Cafun” e Anglisë.

“Trent Alexander-Arnold është një nga talentët më të mëdhenj që ka prodhuar vendi ynë në atë pozicion. Por, nëse mbani mend, para disa viteve e kam theksuar se aspekti difensiv do t’i shkaktojë telashe. Në shtatë apo tetë ndeshjet e fundit, Liverpool po pëson pikërisht në krahun e Arnold. Tashmë, ai nuk mund të konsiderohet një futbollist i ri vetëm prej moshës, pasi ka shumë eksperiencë.

Ajo që më bën përshtypje është fakti që bën disa gabime të thjeshta dhe ndonjëherë i mungon komunikimi me shokët, vendosmëria, nuhatja e rrezikut. Kur Liverpool kapet në kundërsulm, Arnold jo gjithmonë kthehet në mbrojtje dhe kur ndodh që kthehet pozicionohet gabim. Por, nëse përmirësohet në këto aspekte atëherë do të bëhet anglezi më i mirë në historië për rolin e tij. Trent është special, mund të bëhet si Cafu.

Duhet të punojë dhe nëse të gjithë mund ta konsiderojnë dramë nëse Southgate e lë jashtë kombëtares, për mua ato gjashtë javë të Botërorit, Arnold mund t’i shndërrojë në më të mirat e karrierës dhe të punojë për të përmirësuar difektet”, u shpreh Neville.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency