Leicester City i bindur për të blerë kartonin e mesfushorit belg
Drejtuesit e Leicester City-t janë të vendosur për të blerë përfundimisht Youri Tielemans nga Monaco. 21-vjeçari ka impresionuar në “King Power Stadium” që pas transferimit nga klubi i Principatës në muajin janar, në formën e huazimit.
Në fakt, mesfushori belg ishte pjesë e marrëveshjes që bëri të mundur kalimin e Adrien Silvës në Francë, po në formë huazimi me të drejtë blerje.
Forma e tij e mirë ka bërë që anglezët të nisin bisedimet me Monaco për blerjen përfundimtare të kartonit të tij, që vlerësohet rreth 40 milionë paundë.
Megjithatë, Leicesteri nuk është skuadra e vetme e interesuar për të blerë mesfushorin, pasi edhe Tottenhami e Manchester United e ndjekin me mjaft interes.



