Bundesliga

Leipzig shkatërron Greuther Furth, trembet Bayer Leverkusen

RB Leipzig ka fituar në transfertë me rezultatin 1-6 ndaj Greuther Fruth dhe është afruar me vendin e tretë të Bundesligës, që mbahet nga Bayer Leverkusen me vetëm një pikë më shumë.

Leipzig dominoi të gjithë ndeshjen, por goli i parë erdhi për vendasit, që zhbllokuan rezultatin në minutën e 4’ me Leweling.

Megjithatë pas 13’ minutash erdhi barazimi për miqtë që shënuan me Silvan, i cili nisi episodin e golave. Në minutën e 32’ Forsberg shënoi golin e dytë për Leipzig, 3 minuta më pas realizoi Laimer ndërsa në minutën e 45’ Henrichs goditi portën e Linde, duke e mbyllur pjesën e parë të këtij takimi me rezultatin 1-4.

Goli i pestë erdhi në minutën e 59’ nga Simakan, ndërsa në minutën e 69’ Nkunku mbylli serinë e golave për RB Leipzig, duke e çuar rezultatin 1-6.

Pas ndeshjes së raundit të 26-të të Bundesligës Leipzig renditet në vend të katër me 44 pikë, teksa Greuther Furth qëndron në vend të fundit me 14 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency