Bundesliga

Leipzigu gjen zëvendësues për portierin titullar që këputi ligamentin

Dëmtimi i rëndë i Peter Gulacsi e detyroi Leipzigun të kërkonte një portier në mesin e lojtarëve që ishin pa kontratë. Klubi gjerman ka nënshkruar me Orjan Nyland, 32-vjeçarin norvegjez, i cili kishte mbetur pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Reading. Lojtari ka firmosur me “Demat e Kuq” deri më 30 qershor 2023.

Gulasci këputi ligamentin e gjurit në ndeshjen e Championsit përballë Celtic Glasgow në “Red Bull Arena” (3-1). Ai u largua nga fusha në minutën e 13-të. Pas kryerjes së ekzaminimeve të detajuara mjekësore, u vërtetua ajo që i frikësoheshin më shumë te Leipzigu: kishte këputur ligamentin kryqëzor.

Më pak fjalë, sezoni është mbyllur për “gardianin” e Hungarisë.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency