Bundesliga

Leipzigu mposht Kolnin dhe katapultohet i katërti

Leipzigu i kreu me sukses detyrat e shtëpisë në ndeshjen hapëse të javës së 22-të të Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Domenico Tedesco iu imponua me rezultatin e thellë 3-0 Kolnin, rezultat që e ngjit në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Union Berlinin.

Dominimi i Leipzigut u konkretizua me gol në minutën e 25-të, finalizim që mban firmën e Nkunku.  Pjesa e parë nuk pati ndryshim tjetër rezultati, por me fillimin e fraksionit të dytë vendësit shënuan edhe dy gola të tjerë me Dani Olmon dhe Angelinon, që vulosën fitoren e Leipzigut. Në fund të takimit, miqtë gjetën golin e nderit me Lemperle, që sigurisht nuk mund ta ndryshonte fatin e ndeshjes.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency