Bundesliga

Leipzigu siguron Haalandin e ri, fiton garën me klubet angleze

Benjamin Sesko është një nga sulmuesit më premtues të futbollit europian dhe talenti i radhës që po rrit Salzburgu, klub që vitet e fundit ka nxjerrë lojtarë si Sadio Mane, Erling Haaland, Dayot Upamecano, Naby Keita, Takumi Minamino apo Amadou Haidara.

19-vjeçari slloven luan në qendër të sulmit dhe ndiqet nga shumë klube të njohura, sidomos nga Manchester United, Manchester City dhe Chelsea. Gjithsesi, e ardhmja e Seskos quhet Leipzig.

Drejtuesit e klubit gjerman janë pranë marrëveshjes për të siguruar lojtarin shtatlartë në sezonin 2023/2024. Leipzigu e donte menjuëherë, por Salzburgu insistoi ta mbajë edhe një sezon Seskon.

Kështu ka ndodhur, sulmuesi do të jetë pjesë e kampionëve të Austrisë edhe një sezon, për t’u transferuar verën e ardhshme në Bundesliga te Leipzigu, që ka huazuar Angelinon te Hoffenheim.

Anësori i majtë ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubi i ri. Në bazë të akordit me Leipzigun, klubi i Hoffenheim do ketë mundësinë të blejë kartonin e 25-vjeçarit në fund të sezonit për 20 milionë euro.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency