Serie A

Lëkundet stoli i Gattusos, De Laurentiis kontakton Benitez-in!

2 ndeshjet e ardhshme janë deçizive për të ardhmen e Gennaro Gattusos në stolin e Napolit. Ecuria jo shumë e mirë e skuadrës së kaltër gjatë muajit të fundit ka vënë në lëvizje numrin 1 të Napolit. Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, De Laurentiis ka kontaktuar me Rafael Benitez. Ky i fundit është aktualisht papunë, pas largimit nga klubi kinezi Dalian Pro. Në rast se gjërat nuk shkojnë mirë për Napolin në dy sfidat e ardhshme, nuk duhet të habitemi nëse kemi një rikthim të spanjollit në stolin napoletan, pasi ai e ka drejtuar ata mes viteve 2013-2015. Benitez i ka ruajtur raportet e mira me De Laurentiis dhe rikthimi i tij te Napoli është mëse i mundshëm. Fillimisht Napoli do të sfidojë Spezian këtë të enjte për çerekfinalet e Kupës së Italisë, ndërsa të dielën do të përballet me Parmën në kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency