Leno pasuesi e i Reinas te Napoli?
Napoli duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet përsa i përket kartonit të Bernd Leno. Të kaltërit kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Pepe Reina, i cili do të largohet nga skuadra në fund të sezonit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, portieri i Bayer Leverksuen, është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Maurizio Sarri, dhe do të nisin që tani tentativën për ta marrë. Klauzola e gardianit gjerman është 28 milionë euro, por Napoli duket se nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 20 milionë. Alternativa janë edhe Pau Lopez e Rui Patricio.



