Lerda: E respektojmë Sheriffin, detyrim të japim maksimumin
Franco Lerda e pret me optimizëm përballjen e parë me Sheriffin e Tiraspolit, që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Trajneri i Partizani e vlerëson kundërshtarin për atë që ka arritur në Europë vitet e fundit, por beson se të kuqtë, nëse luajnë si skuadër, mund t’ia dalin.
Jeni optimist për faktin që Sheriff Tiraspoli është një skuadër e rinovuar së fundmi?
Është kundërshtar që do ta vlerësojmë maksimalisht, duke ditur ecurinë e tij gjatë viteve të fundit. Është një skuadër që këtë sezon ka ndryshuar mjaft lojtarë. Por ne do ta vlerësojmë maksimalisht.
Si keni menduar ta zgjidhni problemin e golit?
Skuadra ka krijuar shumë raste në 2 përballjet e Championsit, por nuk kemi arritur të realizojmë. Ky nuk është problem. E rëndësishme është që ne të krijojmë raste.
A është kualifikimi detyrim për Partizanin?
Detyrim për ne është që të japim maksimumin. Të zhvillojmë me përpikëri të gjitha ato që kemi zhvilluar në stërvitje. Sa i përket kualifikimit, do të jetë në vazhdimësi të këtyre që thashë.
Keni shumë sulmues në dispozicion…
Parësore për mua është të sulmojmë në grup dhe të mbrohemi si skuadër. Ky është objektivi që kam unë.
A ka presion në skuadër pas paraqitjeve pozitive ndaj Qarabagut?
Kemi bërë 2 paraqitje të mira ndaj Karabakut. Kjo falë respektit që unë kam pasur te skuadra dhe lojtarët e mi, për atë çfarë kanë dhënë në fushë. Treguan që përveçse janë lojtarë cilësorë, janë grup me mjaft vlera.
Sheriffi ka arritur rezultate të çuditshme në Champions…
Në futboll ndodh gjithçka. Duhet përqendrohemi maksimalisht në fushë. E respektojmë Sherifin. Duhet të japim maksimumin në fushë.



