Kategoria Superiore

Lerda: Skuadra nuk është nervoze, na kanë ndëshkuar arbitrat

Trajneri i Partizanit Franco Lerda u shfaq mjaft i nervozuar me arbitrimin e ndeshjes ndaj Teutës, teksa në intervistën e dhënë për “Supersport nuk ngurroi të falënderojë futbollistët e tij për atë që dhanë në fushën e lojës, duke luajtur për shumë minuta me një lojtar më pak.

Luani për shumë minuta me 10 futbollistë, por merrni një barazim. Sa i kënaqur jeni?
Dua të komplimentoj lojtarët e mi, sepse të luash për 1 orë me 10 lojtarë është e vështirë, aq më tepër për 2 kartonë të verdhë të cilët nuk ishin.

U duk se luajtët më mirë kur ishit me 10 vetë…
Kemi luajtur më mirë me 10 lojtarë, sepse me 11 nuk na lanë që të luanim. Dua të jap një duartrokitje të madhe për të gjithë lojtarët e mi, të cilët dhanë maksimumin.

Pse zgjodhët të largonit Asanin dhe jo Çinarin?
Futa në fushë Telushin dhe nxora Asanin, pasi doja të fitoja ndeshjen dhe Çinari luan mirë edhe me kokë, por lëviz edhe në të dy krahët.

Tre kartonë të kuq në 7 javët e para, a janë shumë për skuadrën kampione?
Nuk janë për fajin tonë, janë për faj të gjyqtarit. Duhet t’i analizojmë mirë. Kur i shikojmë si numër 3 kartonë të kuq, mund të tingëllojë keq, por skuadra nuk është nervoze. Romero preku topin dhe nuk meritoi kartonin e kuq

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency