Featured

Letra e Uzunit për Ferencvarosin: Është një mirupafshim, jo një lamtumirë

Myrto Uzuni këtë të martë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re, Granada, por në të njëjtën kohë nuk ka harruar të përshëndesë me një mesazh emocionues në rrjetet sociale tifozët e Ferencvarosit në Hungari, ku kaloi një përvojë të jashtëzakonshme, që e kataputloi në kampionatin spanjoll.

Mesazhi i Uzunit:

“Sot është një ditë e trishtë për mua, duke u larguar nga një qytet dhe një klub ku u ndjeva i dashur dhe i respektuar nga të gjithë: fansat, stafi dhe shokët e skuadrës. E di që për këtë fanellë kam dhënë gjithmonë 101%. Faleminderit të gjithëve që thirrët emrin tim dhe më mbështetët në ditë të mira dhe të këqija. Së bashku ishim të suksesshëm, fituam titullin kampion, u kualifikuam në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës. E vetmja gjë që më mungon është fitorja e Kupës së Hungarisë.

Por jam i sigurt se do të kthehem përsëri me ju, më vonë, në karrierën time. E vetmja gjë që mund të them me plot zemër tifozë të Ferencvarosit është që kjo është një mirupafshim, jo një lamtumirë. Luani juaj, Myrto Uzuni!”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency