Leverkusen rikthehet te fitorja duke luajtur tenis!
Bayer Leverkusen rikthehet te fitorja në Bundesliga pas 3 javësh dhe e bën diçka të tillë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në sfidën që mbylli javën e 9-të të kampionatit gjerman aspirinat luajtën tenis ndaj Werder Bremen që ka bërë shumë mirë në këtë sezon dhe nëse fitonte kishte mundësinë të ngjitej në vendin e 2-të. Përfundoi 2-6 në favor të Leverkusenit që bëri autokritë për paraqitjet e dobëta në ndeshjet e fundit. Dëshira për të fituar e vendasve bëri që Werderi të linte shumë hapësira dhe skuadra e trajnerit Herrilich ta ndëshkonte.
Volland, Brandt dhe Bellarabi i dhanë avantazhin e trefishtë Leverkusenit në pjesën e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë spikati talenti Harvetz me një dygolësh ndërsa shënoi dhe mbrojtësi austriak Dragovic. Veterani Pizarro dhe japonezi Osako me golat e tyre kishin rihapur përkohësisht sfidën duke i çuar shifrat në 2-3 por vetëm kaq për Werder në këtë sfidë me bardhjeshilët që mbetën në kuotën e 17 pikëve. Në sfidat e tjera Leipzig dhe Schalke 04 barazuan 0-0 mes tyre ndërsa Nurenberg dhe Eintracht Frankfurt barazuan 1-1.



