Bundesliga

Leverkusen “tremb” sheikët e Newcastle: Diaby? 100 milionë € nëse e doni

Moussa Diaby është një nga lojtarët më në formë të Bayer Leverkusen. Sulmuesi i majtë ka shënuar 15 gola në të gjithë kompeticionet, teksa ka dhuruar edhe 9 asiste për shokët e skuadrës.

Disa klube të ndryshme kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin francez, të cilin Leverkusen e vlerëson shumë. Mediet gjermane raportojnë se “Aspirinat” kërkojnë të paktën 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

Newcastle është një nga klubet që kërkon shërbimet e Diaby (4 ndeshje me kombëtaren franceze), për të cilin klubi gjerman shpenzoi vetëm 15 milionë euro për ta blerë nga PSG në vitin 2019.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency