Leverkuseni paguan 20 milionë euro për talentin e Vasco Da Gamas
Me një lëvizje të papritur, Bayer Leverkusen bën goditjen e madhe në merkato, duke nënshkruar me talentin më të fundit të futbollit brazilian, Paulinho. Për 17-vjeçarin ishin vënë në garë disa kluve të rëndësishme si Atletico e Madridit, Liverpooli dhe Interi, por klubi gjerman u parapriu të gjithëve me një ofertë 20 milionë euro për sulmuesin brazilian, i cili do të bashkohet me skuadrën e re më 17 korrik, sapo të mbushë 18 vjeç. Krahas 20 milionë eurove, Vasco da Gama do të përfitojë edhe 10% të shumës së lartonit nëse Paulinho do të shitet në të ardhmen, ndërsa lojtari firmosi me Bayer Leverkusen deri në vitin 2023.



