Champions League

Liverpooli pa Salah, përballë Messit është një “mission impossible”

Liverpooli për një “Mission Impossible” në “Anfield” ndaj Barcelonës. Skuadra e Jurgen Klopp duhet të kalojë një “mal” me pengesa për të mbërritur në destinacionin e shumëkërkuar e në këtë rast vështirësitë janë shumëfishuar. Duhet të shënojë minimumi 3 gola në portën e Ter Stegen (e të mos pësojë) e këtë duhet ta bëjë pa tre lojtarë të rëndësishëm në formacionin, Keita, Firmino dhe Mohamed Salah, të gjithë të dëmtuar. Trajneri gjerman është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, me një mes Origit e Xherdan Shaqirit që do ta nisë titullar.

Misioni i Liverpoolit praktikisht duket i pamundur, sepse përballë ka lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, që ishte vendimtar në takimin e “Camp Nout”, sidomos me atë perlën e realizuar nga goditja e lirë.

Barcelona, nga ana tjetër, ka avantazhin e freskisë fizike, pasi lojtarët kryesorë u lanë të gjithë pushim në fundjavë, në humbjen 2-0 në fushën e Celta Vigos, që vlente vetëm për statistikë për katalanët. Në këtë sfidë “blaugranat” humbën Ousmane Dembele, i cili i dëmtua sapo nisi loja e me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin.

“The Reds” vetëm për një pikë sipas të gjitha gjasave do të humbasin edhe garën për titullin e Premier League-s, pasi Manchester City e kaloi Leicester City-n në sfidën e parafundit të Premier League, e tashmë i ka mbetur vetëm takimi me Brightonin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency