Lëvizja mashtruese e Payet, portierit të Strasbourgut i “këputet” gjuri
Ndodhi në ndeshjen e 16 janarit në sfidën Olimpique Marseille – Strasbourg 2-0. Në minutën e 87-të të sfidës sulmuesi Dimitri Payet realizoi golin e dytë, duke bërë një lëvizje të bukur, që mashtroi portierin Oukidja, i cili në tentativë për të shmangur golin, dëmtoi rëndë gjurin. Një humbje e dyfishtë për Strasburgun, që jo vetëm doli pa pikë nga “Velodrome”, por duhet të bëjë për një kohë të gjatë pa portierin 21-vjeçar.



