Merkato

Lëvizje që gëzon Guardiolën dhe Xavin, City projekton një shkëmbim me Barcelonën

Dëshira e madhe e Xavit për mesfushën është Bernardo Silva. Portugezi ka edhe tre vite kontratë me Manchester City, por dëshiron të provojë një aventurë tjetër pas pesë viteve në Premier League.

Transferimi në La Liga e tundon jo pak 27-vjeçarin portugez. Ndërkohë, Manchester City po tenton të përfitojë nga largimi i tij. Sky Sports zbulon edhe planin e kampionëve në fuqi të Anglisë.

“Cityzens” janë gati të lejojnë largimin e Bernardo Silvës drejt Barcelonës, nëse katalanasit pranojnë ta shkëmbejnë me Frenkie De Jong.

Mesfushori holandez pëlqehet shumë nga Pep Guardiola. Spanjolli ka kërkuar edhe më parë afrimin e De Jong.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency