Lewandowksi mbledh sendet dhe i jep lamtumirën Bayern, polaku duartrokitet nga të gjithë
Bisedimet mes Barcelonës dhe Bayern Munich për Robert Lewandowksin duket se janë në rrugë të mbarë.
Sipas raportimeve nga mediet gjermane Robert Lewandowski doli sot në stërvitjen e fundit në Sabener.

Përpara se të fillonte stërvitja trajneri Nagelsmann foli përpara skuadrës dhe pas tij foli edhe polaku, që u shoqërua nga një duartrokitje e gjatë.
Më herët sulmuesi mblodhi të gjitha sendet e tij nga dollapi në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich.



