Futboll

Lewandowski, 10 vite studim për diplomën e edukimit fizik

Robert Lewandowski pajiset me diplomë. Sulmuesit polak i janë dashur pot 10 vite për të përfunduar studimet në Universitetin e Edukimit Fizik në kryeqytetin e Polonisë Varshavë, por më në fund ia ka dalë mbanë të vishet me kostumin e të sapodiplomuarit.

29-vjecari, një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, nuk ka mundur t’i ndjekë në vazhdimësi studimet për shkak të impenjimeve me Borussian e Dortmundit dhe Bayernin e Mynihit, megjithatë nuk hoqi hoqi dorë kurrë nga dëshira për të marrë titullin mësues i edukimit fizik.

Një nga profesorët e tij, Marek Rybinski, është shprehur që “përgatitja e studentit Lewadowski ka qenë e shkëqyer”. Vlerësimeve të tij të larta u shtohen edhe nderimet që ka marrë nga stafi akademik.

Pas kësaj arritjeje në arsimimin e tij, Robert do të jetë i fokusuar vetëm në fushën e blertë.

Diplomimi i sulmuesit të Bayernit erdhi më pak se 24 orë nga kualifikimi i Polonisë në finalet e “Rusi 2018”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency