Gjermani

Lewandowski apo Haaland? Xavi zgjedh të preferuarin e tij

Barcelona është në kërkim të një golashënuesi efektiv dhe dy emrat që kryesojnë listën e klubit katalanas janë Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.

Mes të dyve më i arritshëm për klubin spanjoll duket sulmuesi i Bayern Munich. Barçca është vënë në lëvizje për merkaton e verës dhe prioritet ndër lojtarët që dëshiron të afrojë përbën ai që do jetë edhe golashënuesi i skuadrës.

Prej disa javësh Haaland dhe Lewandowski ishin prioritet, por duket se tashmë klubi “blaugrana” ka zgjedhur edhe të preferuarin mes tyre.

Sipas raportimeve të “Sport” pista “Lewandowski” është më e avancuar, ndërsa prioritet deri më tanik kishte qenë norvegjezi i Borussia Dortmund dhe janë klubet e tjera në garë për 21-vjeçari, si Real Madrid e Manchester City që e kanë bërë Barcelonën të fokusohet te polaku.

Barça pritet ta marrë vendimin këtë prill, por tashmë është e qartë që fokusi kryesor është Lewandowski i kampionëve të Gjermanisë, pasi shihet edhe si një pistë më e përballueshme ekonomikisht dhe me Xavin mund të arrijë edhe më shumë se në Bundesliga.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency