Bundesliga

Lewandowski: FIFA The Best më i rëndësishëm se Topi i Artë, kapitenët dhe trajnerët më objektivë se gazetarët!

Robert Lewandowski nuk ia doli të fitonte Topin e Artë pavarësisht se konsiderohej një favorit duke marrë në konsideratë golat e shumtë të shënuar nga sulmuesi. Në fund, trofeu prestigjioz përfundoi në pronësinë e Lionel Messi, ndërsa polaku në fund u mjaftua me triumfin në çmimin FIFA The Best.

Së fundmi, lojtari i Bayern Munich ka folur për mediat e vendit të tij, ndërsa thekson se duke e menduar situatën më “ftohtë”, FIFA The Best mund të jetë një çmim më i mirë se Topi i Artë.

“Kam menduar së fundmi dhe kam arritur në konkluzionin se çmimi FIFA The Best është më i rëndësishëm. Në Topin e Artë votojnë gazetarët ndërsa te FIFA The Best votojnë kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve të cilët janë më objektivë sepse ata e dinë sa kushton të fitosh një ndeshje, të vendosësh një rekord apo një dëmtim.

Ndoshta për prestigj Topi i Artë mund të jetë më mirë, por mirënjohja që mora te çmimet The Best më mbushi me krenari sepse tregon sa vlerësohet puna ime”, u shpreh Lewndowski.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency