La Liga

Lewandowski grabitet në qendrën stërvitore të Barçës, i marrin një Rolex të shtrenjtë

Në pritje të golit të parë zyrtar, Robert Lewandowski ka rënë pre e një grabitjeje pranë qendrës stërvitore të klubit të Barcelonës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku disa grabitës arritën të hapin derën e makinës së polakut dhe mësohet se ia kanë dalë të marrin që aty një orë të shtrenjtë, vlera e të cilës besohet se shkon rreth 75 mijë euro.

Natyrisht kjo është një shifër e papërfillshme për polakun dhe më shumë se në xhepin e tij, do të ndikojë në gjendjen emocionale, pasi në një qytet ku i prit si hero, përballet me një episod aspak të këndshëm që ia prish jo pak humorin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency