Lewandowski: “Topi i Artë”? S’më intereson!
Robert Lewandowski snobon “Topin e Artë”, edhe pse ai është mes 30 kandidatëve për ta fituar këtë cmim individual. Sulmuesi polak, i vetëdijshëm për mundësitë thuasje zero për të triumfuar përballë emrave të tillë si Ronaldo, Lionel Messi apo Neymar, shprehet sikur ky cmim të mos kishte kurrëfarë vlere.
“Nuk do të thosha se më intereson Topi i Artë. Për mua është më i rëndësishëm suksesi te Bayerni, vecanërisht në Champions League. Nëse do të arrijmë në finale të Championsit si dhe fitojmë Bundesligën, le të flasim sërsish për “Topin e Artë”.
Për ish-sulmuesin e Borussias së Dortmundit është e paqartë mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve.
“Nuk e kuptoj përse disa futbollistë janë në vend të 50-të, të 25-të apo të pestë, kur kanë rëndësi vetëm tre vendet e para.”



