Lewandowski tremb rivalët: Bayerni im favorit për fitimin e Champions League
Bayern Munchen mbetet gjithmonë një nga klubet favorite për fitimin e Champions League. Skuadra bavareze është në formë, teksa do të ketë përballë në raundin e 1/8-ve austriakët e Salzburg.
Dueli i parë do të zhvillohet në transfertë më 16 shkurt, ndërsa sfida e kthimit më 8 mars në Gjermani. Ylli dhe goleadori i skuadrës së Nagelsmann, Robert Lewandowski dëshiron të fitojë për herë të dytë trofeun e madh, që do të ishte i shtati në histori për Bayernin.
“Bayern Munchen dëshiron gjithmonë të fitojë të gjithë trofetë. Duke parë sesi po luajmë sot dhe çfarë formacioni kemi, mund të themi pa frikë se jemi një nga kandidatët kryesorë për fitimin e këtij kompeticioni”, deklaroi bomberi polak për Pilka Nozna.
Gjithsesi, gjithçka do të varet nga forma e lojtarëve në “finalet” e mëdha, me Lewën, i cili u dëmtua sezonin e kaluar, duke humbur takimet çerekfinale kundër PSG-së, që u kualifikua me tej falë golit jashtë fushe.
“Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve në javët më të rëndësishme të sezonit. Duhet të llogaritet saktë edhe koha e arritjes së formës më të mirë fizike në momentin e duhur“, deklaroi 33-vjeçari, fituesi i çmimit “FIFA Best 2021”.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



