Libohova: Ja ku kemi arritur me krijimin e Ligës së Futbollit
Krijimi i Ligës së futbollit, ide disavjeçare dhe tanimë domosdoshmëri e futbolilit shqiptar, ishte temë diskutimi në emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku i ftuar special ishte pikërisht zv/presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova. I ngarkuari i poscaçëm i konkretizimit të këtij projekti bëri të ditur se ku është arritur deri më tani me punën për krijimin e Ligës së Futbollit.
Gjetja e dakortësisë mes presidentëve apo dhe statusi i klubeve janë disa nga ato që janë konsideruar deri më tani pengesat kryesore për krijimin e Ligës së Futbollit. Zëvendëspresidenti i FSHF-së gjithsesi beson se edhe vështirësi të tilla mund të tejkalohen.



