Kategoria Superiore

“Libri i artë” i trajnerëve, Josa fiton Kupën dhe bëhet shqiptari më i suksesshëm

Mirel Josa iu gëzua si rrallëherë në karrierën e tij si trajner triumfit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Emocionet e ndeshjes, pritshmëritë e tifozerisë shkodrane, objektivat e klubit dhe ambicia e tij e justifikonte festën tij legjitime. E sigurt që gjëja e fundit që mund të ketë menduar me trofeun e kupës në duar, se ai sukses e bënte trajnerin shqiptar me më shumë trofe në historinë e futbollit tonë.

Në 181 trofe të njohur zyrtarisht deri në këtë moment, 83 Kampionate, 70 Kupa dhe 28 Superkupa, një vend të veçantë në sukseset e arritura shkon për trajnerët, kontributi i të cilëve ka qenë thelbësor dhe me një peshë të konsiderueshme. Në renditjen e tyre, një peshë specifike i është dhënë titujve kampion, më pas trofeut të kupës dhe më pas Superkupës. Po cilët janë trajnerët fitues të këtyre trofeve.

Një përmbledhje e detajuar ju paraqitet në një tabelë goxha të zgjeruar, në të cilën do të gjeni të gjithë emrat e trajnerëve fitues të futbollit, por mes tyre edhe trofetë e fituara nga disa prej tyre në liga të tjera.

Lista mund të ketë nevojë për korrigjime, marrë në konsideratë faktin se për një sërë kompeticionesh informacionet është e vështirë t’i konfirmosh zyrtarisht, apo në ndonjë rast edhe kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithë-secilit, tabela me emrat e trajnerëve fitues trofesh shpresojmë të marrë vlerësimin për përpjekjen e bërë për të lartësuar punën dhe sukseset e trajnerëve, ashtu sikundër është një ftesë e hapur për çdonjërin që mund të kontribuojë për ta zyrtarizuar këtë tabelë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency