Kategoria Superiore

Liçi: Presidenti na ka garantuar për merkaton, ja objektivat e Skënderbeut

Një javë para rinisjes së kampionatit, Skënderbeu zhvilloi një test miqësor ndaj Dinamos në Durrës, të cilin e humbi me rezultatin minimal 0-1. Ndihmës-trajneri i korçarëve, Gentian Liçi u ndal për mikrofonin e SuperSport, ku foli për rëndësinë e ndeshjes, por edhe lëvizjet e Skënderbeut në merkato.

“Ishte një ndeshje që na shërbeu për të parë formën e ekipit që mbyllëm sezonin e kaluar dhe për të testuar disa të rinj që janë në provë. Frashëri ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me presidentin, ndërsa të tjerët janë në provë dhe do të vendosim ne si staf teknik”, u shpreh ndihmësi i trajnerit Memelli.

Merkatoja e korçarëve është e bllokuar nga FIFA, megjithatë Liçi zbuloi se presidenti Takaj ka dhënë garanci që gjithçka do të zgjidhet pozitivisht.

“Ne jemi te pjesa e fushës, por mbrëmë në darkë kemi folur me presidentin, që na ka dhënë garanci për zhbllokimin e merkatos dhe jemi të qenë në këtë aspekt”, deklaroi numri dy i pankinës korçare.

Sa u përket pritshmërive për sezonin, ndihmësi i Memellit deklaroi se synimi primar është t’i largohen fundit, teksa theksoi se të gjithë ndeshjet në Superiore janë shumë të vështira.

“Ne do mundohemi të japim maksimumin, pasi kemi lojtarë të rinj, me pak eksperiencë, por me shumë mundësi për të bërë mirë. Duam t’i largohemi sa më shpejt fundit dhe të jemi të qetë. Kemi bërë ndeshje të mira dhe mund të kishim më shumë pikë. në këtë kampionat të gjithë ndeshjet janë të vështira dhe tani në janar ka pasur lëvizje, ndaj ekipet pritet të tregojnë tjetër fytyrë”, deklaroi Liçi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency