Serie A

Lideri i mbrojtjes qetëson tifozët e Interit: Conte nuk më ka kërkuar te Tottenham

Stefan De Vrij është një nga objektivat e Tottenham për repartin e mbrojtjes. Holandezi është një nga pikat më të forta të Interit në prapavijë, dhe Antonio Conte e njeh dhe e vlerëson shumë.

Gjatë grumbullimit me kombëtaren e Holandës, De Vrij ka komentuar zërat e merkatos që e lidhin me transferimin në Londër, duke qetësuar popullin zikaltër.

I mohoj zërat që më lidhin me kalimin te Tottenham, nuk ia kam idenë nga kanë dalë. Lidhja është e thjeshtë, pasi trajneri me të cilin punova tek Interi është tani atje, por unë nuk di asgjë në lidhje me interesimin e tyre.

Conte nuk më ka kontaktuar fare në lidhje me kalimin tek ekipi i tij. Unë jam i përqendruar te kombëtarja, Holanda është prioriteti im në këto momente.

Më pas do të filloj të mendoj për Interin, dhe sigurisht që jo për Tottenham”, deklaroi mbrojtësi 29-vjeçar i kampionëve në fuqi të Italisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency