Kategoria Superiore

Liga Profesioniste dhe FSHF-ja i kërkojnë qeverisë ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve

Përfaqësues të Ligës Profesioniste të Futbollit në vend, bashkë me Federatën Shqiptare të Futbollit, janë ulur në një takim, ku kanë vendosur t’i kërkojnë zyrtarisht qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndryshimet në ligjin e sponsorizimit.

Një kërkesë e tillë u artikulua edhe vjeshtën e kaluar nga Liga Profesioniste e Futbollit, që madje bojkotoi kampionatin përreth dy muaj, megjithatë gjithçka u kthye në normalitet pas një premtimi të qeverisë për të marrë në konsideratë kërkesat.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit së bashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency