Kategoria Superiore

Lika, batutë me Pinarin: Nga ajo studio e kemi nisur, je në rrugë të mbarë

Luftëtari doli me 3 pikë nga transferta shumë e vështirë në Vlorë, falë golit të shënuar nga Vasil Shkurtaj dhe tani rihapi shpresat për një vend në Europa League.

Një 3-pikësh mjaft i vlefshëm dhe për më tepër në Vlorë. Si ju duk ky takim?
Hasan Lika: E kishim përgatitur si një ndeshje shumë të fortë dhe të vështirë dhe arritëm të kontrollojmë pjesën më të madhe të lojës, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Përfituam shumë edhe nga mungesat e Flamurtarit dhe me pak kujdes, mund të kishte shkuar edhe më mirë.

A mund të ishte pretendent për vendin e dytë, apo për titull Luftëtari, nëse nuk do kishte problemet e fillimit?
Hasan Lika: Nuk mendoj se mund të ishim rivalë për titull, pasi patëm ato vështirësitë e fillimit dhe për më tepër, u larguan 4-5 lojtarë nga skuadra e vitit të kaluar dhe u desh një farë kohe për të stabilizuar ekipin. Synimi parësor ishte t’i largoheshim asaj zone të ftohtë dhe tani besoj se ia kemi dalë deri diku.

Mos ndoshta kjo skuadër luan më mirë jashtë fushe, ku ka marrë rezultate më të mira?
Hasan Lika: Unë mendoj se brenda në shtëpi kemi probleme me shfrytëzimin e rasteve. Kemi dëshirë të bëjmë spektakël dhe krijojmë shumë, por pikërisht të luajturit para publikut, bën që të humbasim përqendrimin dhe të mos shfrytëzojmë si duhet rastet që krijojmë.

Në lidhje me konstatimin e Luan Pinarit, për vendosjen e mirë të skuadrës gjirokastrite, veçanërisht në momentet kur humbnin topin, Lika u shpreh: Të gjithë e kemi nisur karrierën nga studio e Supersportit dhe ti je në rrugë të mbarë. Konstatim me vend.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency