Kategoria Superiore

Lika: Dedja ka respektin e të gjithëve, të tregojmë që jemi më të fortë se Teuta

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika doli në një konferencë për shtyp ditën e sotme në prag të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë përballë Teutës, ku foli për humbjen e fundit në kampion at dhe emërimin e Hysen Dedjas në pankinën e kuqebluve.

Pas humbjes në Laç, si e shikoni ecurinë e Vllaznisë në të ardhmen?
Nuk mund të flasim për të ardhmen në këtë moment, vetëm duhet të tregojmë një paraqitje ndryshe nga ajo e Laçit. Nuk mund të themi se luajtëm shumë keq, pasi shënuam 2 gola dhe krijuam 3-4 raste të tjera për gol në një fushë të vështirë, por 5 golat e pësuar ishin skandalozë.

Si e pritët emërimin e Hysen Dedjas në krye të pankinës?
Trajnerin e ri e kemi pritur mirë, pasi dihet kontributi i madh që ai ka dhënë për Vllazninë. Sigurisht që ka respektin tim, tonin dhe të gjithë Shkodrës. Duhet të kemi rezultate të mira dhe të kënaqim qytetin.

Sa e vështirë do të jetë për ju ndeshja me Teutën?
Me Teutën dihet që do jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi ata janë një ekip shumë i mirë dhe duhen vlerësuar. Çdo ekip ka pretendimet e veta, njëjtë siç ka edhe Teuta për në Kupë. Ne e dua këtë trofe dhe besoj se kemi ekip më të mirë se kundërshtari. Nuk i trembemi askujt, pasi këtë vit kemi treguar se jemi të barabartë me rivalët.

A ka mundësi Vllaznia të arrijë një vend në Kupat e Europës?
Renditja e këtij sezoni të lejon gjithçka. Jemi afër më Europën por edhe me “play-out”, sepse pikët e lejojnë këtë. Nëse japim maksimumin dhe jemi të përqendruar mund t’ia dalim, jo si në ndeshjen me Laçin. Ekipi ka mangësi në përgatitjet fizike, por me kalimin e ditëve çdo lojtar do jetë më mirë nga ky aspekt. Të fitojmë për profesorin e ri, për vete dhe për Shkodrën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency