Kategoria Superiore

Lika: Ndaj Flamurtarit e vështirë, por duam fitoren

Ndaj Flamurtarit është një sfidë jetike për ëndrrën europiane të Luftëtarit. Një nga ato përballje që duhen fituar për të arritur objektiva të rëndësishëm, ndërsa Hasan Lika provon të përziejë kartat. I ngacmuar rreth gjendjes së Vasil Shkurtajt dhe rreth gjasave që sulmuesi të jetë në fushë, trajneri i gjirokastritëve deklaroi se ka edhe të tjerë lojtarë me probleme, por pa dhënë emra dhe duke lënë gjithçka mister.

“Punojmë gjithmonë në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjen e radhës. Por këtë javë kemi pasur probleme me disa futbollistë dhe ka mundësi të kemi ndryshime në formacion, që na prish në një farë mënyre ecurinë e rregullsisë së formacionit. Edhe ata që do të luajnë do të japin maksimumin dhe ende nuk është asgjë e përfunduar për ndeshjen”, deklaroi Lika.

Si një rival direkt në garën për kupat e Europës, Lika i ka të qarta vështirësitë e duelit me Flamurtarin, ndërsa rezervohet kur bëhet fjalë për objektiva në përballjen e kësaj të shtune në orën 16:00.

“Përballë çdo kundërshtari japim maksimumin për të kaluar me sukses ndeshjen. Flamurtari është po ajo skuadër që ka qenë. Nuk ka pasur rezultate të mira, vjen pas një fitoreje, por loja nuk është se u ka munduar. Pas fitores së kaluar ata janë më optimistë. jo thjesht përballë Flamurtarit po ndaj çdo skuadre ka vështirësi dhe ne jemi të ndërgjegjshëm”, deklaroi trajneri i gjirokastritëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency