Kategoria Superiore

Lika: Objektivi i vetëm, të luajmë mirë

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika ne konferencën e tij për shtyp deklaroi se është i vetëdijshëm që ndeshja ndaj Kamzës paraqet një shkallë të lartë vështirësie, ndërkohë nga ana tjetër, teksa bën dhe një kronologji të takimeve të fundit, numri një stolit shpreson që skuadra të japë më të mirën për të arritur tek suksesi.

“Ndaj Kamzës do të jetë një sfidë e vështirë, pasi ata janë një skuadër e organizuar mirë dhe nuk pësojnë gol lehtë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të tregohemi gjakftohtë, për të shfrytëzuar rastet e krijuara”, u trajneri I Luftëtarit.

Tekniku Lika deklaron se disa prej lojtarëve ndjejnë shqetësime fizike të ndikuara edhe nga ngarkesa fizike e ditëve të fundit. Përsa i përket së ardhmes, nuk preferon të përcaktojë objektiva, teksa shprehet se synimi i skuadrës është të japë më të mirën në çdo takim dhe të ngjitet sa më lartë në klasifikim.

“Natyrisht që kemi disa probleme fizike te disa lojtarë, për shkak të ngarkesës së madhe, pasi kemi luajtur çdo 3 ditë. Nuk është koha të flasim për objektiva, por të mendojmë të japim më të mirën dhe të luajmë bukur. Nëse paraqitemi mirë dhe marrim rezultate, atëherë vjen edhe ngjitja në renditje”, deklaroi Lika.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency