Kategoria Superiore

Lika: Shpërdorojmë shumë, por i kënaqur me paraqitjen

Luftëtari dominoi takimin me Vllazninë dhe krijoi shumë raste, por në fund sfida përfundoi në barazim pa gola.

“Ka meritë skuadra dhe individi për rastet që krijohen, por nëse nuk shfrytëzojmë, nuk mund të fitojmë. Nuk shënuam dhe në minutat e fundit rrezikuam edhe të humbnim, ndaj duhet të punojmë që të mos shpërdorojmë kaq shumë. Gjithsesi unë mendoj se është një rezultat pozitiv, pasi kishim përballë një skuadër mjaft të organizuar dhe me shumë lojtarë cilësorë. Dua të falënderoj lojtarët e mi për angazhimin dhe gatishmërinë që treguan për të dhënë maksimumin dhe interpretuar siç duhet takimin”, tha Lika.

Abazaj shpërdoroi më së shumti sot, ndonëse zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Sulmuesi humbi disa gola mjaft të thjeshtë, ndërkohë që më herët na ka mësuar me supergola nga repertori i tij.

“Golat janë shumë të bukur, pavarësisht se si i shënon. Si Abazaj, ashtu edhe Bregu janë lojtarë të shkëlqyer dhe sot u angazhuan mjaft mirë. Po rata duhet të punojnë shumë me finalizimin, pasi rastet dhe spektakli nuk kanë vlerë, nëse nuk e dërgon topin në rrjetë. Duhet të evidentoj se patëm edhe mungesa sot, pasi nuk kishim në dispozicion 4 futbollistë titullarë dhe kjo nuk është e paktë”, u shpreh Lika

Luftëtari është 10 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes, por edhe pranë zonës së kualifikimit në kupat europiane. Trajneri i gjirokastritëve theksoi se skuadra do të ecë para, por të kthejë kokën edhe mbrapa, për të qëndruar sa më larg zonës së ftohtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency