Lika:Gjyqtari luajti me ndjenjat tona, na mungoi dhe fati
Edhe Hasan Lika e kishte me gjyqtarin. Sipas trajnerit të Luftëtarit ishin vendimet e kryesorit Blerim Ziri ato që vendosën rezultatin në sfidën mes Luftëtarit dhe Teutës.
“ Sa për gjyqtarin jeni të gjithë koshient, nuk më takon të bëj shumë komente. Jam i mërzitur sepse gjyqtari sot luajti me ndjenjat e futbollistëve i revoltoi shumë ata, luajti me ndjenjat e një qyteti dhe me ndjenjat e tifozëve. Penalltia në favor të Teutës? Nuk më duket e tillë, nuk di çfarë të them”.
Lika e pranon se bluzinjëve u mungoi edhe fati ndërkohë që thekson se loja e skuadrës po vjen në rritje nga ndeshja në ndeshje.
“ Me pak fat edhe mund ta kishim barazuar ndeshjen. Goli i dytë erdhi me shumë vonesë, na penguan dhe shtyllat, por ky është futbolli duhet ti pranosh edhe të tilla episode. Skuadra po rritet në lojë, Abazaj dhe Bregu janë dy lojtarë me aftësi individuale shumë të larta por ata po bëjnë maksimumin edhe për të ndihmuar skuadrën”.



