Lille nuk bën blof, merr fitoren e katërt sezonale ndaj Toulouse
Vjen fitorja e katërt sezonale për Lille, e dytë në shtëpinë e saj në këtë javë të tetë të Ligue 1. Kampionia e dy sezoneve më parë, triumfoi 2-1 ndaj Toulouse “Stade Pierre-Mauroy”.
E zhbllokoi takimin David që në minutën e pestë, por me fillimin e pjesës së dytë miqtë barazuan me Chaibin. Vetëm pesë minuta qëndroi në ekuilibër rezultati, pasi në të 58-tën Ouanas shënoi të dytin, atë të fitores përfundimtare të vendësve, që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 13 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Toulouse mund të humbasë më shumë terren në klasifikim në varësi të rezultateve të rivalëve, që luajnë këtë të diel (ka vetëm tetë pikë).



