Ligue 1

Lille turpërohet nga Nice dhe trajneri Galtier që e shpalli kampione

Lille, kampionia në fuqi e Francës, merr një “shuplakë” të fortë nga Nice në javën e dytë të Ligue 1, duke u mposhtur thellë 0-4. Skuadra e drejtuar nga Gourvennec dha një shfaqje të shëmtuar në “Stade Pierre-Mauroy”, ku tifozët vendës arritën deri atë sa të duartrokitnin lojtarët miq për lojën e zhvilluar. Sigurisht që këto duartrokitje ishin veçanërisht për trajnerin e Nice, Christophe Galtier, që ishte arkitekti i Lilles kampione.

Spikati në këtë ndeshje danezi Dolberg, ish-futbollist i Ajaxit të Amsterdamit, i cili hapi (1’) dhe mbylli (63’) serinë e golave të Nice, ndërsa dy golat e tjerë, atë të rezultateve të përkohshme 2-0 dhe 3-0 u realizuan nga Boudaoui (5’) dhe Gouiri (45+3’).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency