La Liga

Limitet e pagave në La Liga/ Kryeson Reali, Barça shkon në minus (foto)

La Liga ka zbuluar këtë të hënë kufirin e pagave të secilës prej skuadrave për këtë sezon, duke marrë në konsideratë shifrat pas mbylljes së merkatos së dimrit. Duke përditësuar kështu maksimumin që çdo klub investon në pagat e lojtarëve.

Real Madridi kryeson klasifikimin me shumën më të lartë, pasi ka një tavan prej rreth 739 milionë eurosh për t’i disbursuar në paga. Nga ana tjetër, Barcelona ka një kufi shumë të ulët në krahasim me çfarë ka pasur një sezon më parë, me një rënie prej 144 milionë euro.

Sevilla dhe Atletico Madrid janë bërë skuadrat me pagat më të larta, pas Real Madridit. Ndërsa Espanyoli ka një shifër prej 79 milionë euro që i investon në rrogat  lojtarëve, më pak se të gjitha klubet e sipërpërmendura.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency