Eredivisie

Linssen i shënon dygolësh Go Ahead Eagles, Feyenoordi në krye

Feyenoordi i Roterdamit siguroi fitoren e dytë në këtë fillim të Eredivisies, duke triumfuar 2-0 në shtëpi me Go Ahead Eagles. Tri pikët e radhët e ngjisin ekipin e drejtuar nga Arne Slot në krye me gjashtë pikë, falë golaverazhit të pastër 6-0.

Në fakt, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, përtej faktit që vendësit dominuan në lojë. Gjithsesi takimi u zhbllokua në minutën e 59-të nga Linssen, i cili shënoi të dytin personal në minutën e 87-të, për t’i dhënë goditjen përfundimtare Go Ahead Eagles.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency