Lippi i sigurt: E kam mbyllur ciklin, futbolli italian nuk është brilant!
Marcello Lippi e ka mbyllur me futbollin në rolin e trajnerit teksa prej eksperiencës së tij tre vite më parë në krye të kombëtares së Kinës, nuk është rikthyer në stol. E në fakt, 73-vjeçari ka theksuar sërish se nuk do të marrë më drejtimin e një skuadre ndërsa shtoi se futbolli italian nuk është më brilant.
“Unë jam shumë i lumtur me karrierën që kam pasur, por karriera ime është e mbyllur prej dy vitesh dhe nuk kam më asnjë synim për t’u rikthyer. Por, kjo nuk është një kundërpërgjigje për askënd. Jam i hidhëruar për mungesën e Italisë në Botëror, askush nuk e mendonte se do të humbnim ndaj Maqedonisë së Veriut.
Italia ka bërë tre vite shumë të mirë, fitoi Europianin, por tashmë për herë të dytë radhazi jemi jashtë Botërorit. Futbolli italian nuk është më brilant, ka shumë të huaj. Hidhërimi është i madh”, u shpreh Lippi i cili fitoi Botërorin në vitin 2006 me Italinë.



