Lippi tregon prapaskenën në Botëror: I zhvesha futbollistët për të “përshëndetur” paparacët
Një nga triumfet që është shënjuar në histori për Italinë është ai i Botërorit në vitin 2006, ku axurrët fituan për herë të katërt Kupën e Botës në shtëpinë e “armiqve” më të mëdhenj, Gjermanisë.
Së fundmi, tekniku që udhëhoqi skuadrën në sukses, Marcelo Lippi ka zbuluar disa nga sekretet e atij grupi të lojtarëve ndërsa thekson se para se të luante gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë vendase kishte urdhëruar lojtarët të dilnin lakuriq në stërvitje pasi në një moment i ishte dukur se “paparacët” kishin shkkuar për të spiunuar taktikën e italianëve.
“Ishim duke u stërvitur para gjysmëfinales me Gjermaninë dhe nga pylli pashë disa drita. Mendova si ishin paparacë të cilët kishin ardhur për të na spiunuar taktikat. Në këtë formë, urdhërova djemtë të luanin pak me to duke ulur pantallonat.
Qëndruan lakuriq për disa minuta dhe nëse ata vërtet do të kishin qenë fotografë, atëherë do të kishim një foto e cila do të bënte xhiron e botës. Në atë Botëror ne ishim një grup i bashkuar dhe ky gjest vërtetoi shpirtin e grupit. Ne fituam sepse ishim të qartë dhe kjo është ajo çfarë i duhet edhe Italisë së sotme. Jam ende duke pritur për rikthimin e netëve magjike”, u shpreh Lippi.



