Futboll

Liria kërkon rikthimin në Superligë, merr një shkodran për stolin

Klubi i Lirisë së Prizrenit mbylli një sezon mjaft negativ këtë vit, duke zbritur në Kategorinë e Parë të futbollit kosovar, ndërsa ka nisur përgatitjet për t’u rikthyer sa më shpejt në Superligë.

Kështu mbrëmjen e sotme ka prezantuar shkodranin Samuel Nikaj në stol, një trajner i njohur dhe me mjaft eksperiencë në futbollin shqiptar dhe atë të Kosovës.

Nikaj së fundi ka qenë pjesë e Vushtrisë, të cilën ia doli ta kthejë në Superligën e Kosovës, ndërsa më herët ka bërë të njëjtën gjë me Flamurtarin e Prishtinës dhe Kastriotin e Krujës në Shqipëri.

Komunikata e klubit të Lirisë:
Trajneri shkodran Samuel Nikaj është emri i përzgjedhur nga Bordi i klubit për të drejtuar skuadrën bardhezi drejt Superliges. Samueli tani më njihet si specialist i inkuadrimit të ekipeve në Superligë (Flamurtarin dhe së fundi Vushtrin ) dhe në superiore te Shqipëris me Kastriotin.I deshirojmê trajnerit mireseardhje dhe suksese me klubin tonë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency