Lirola dhe Gonzales ulin pagat, Marseille federon Harit!
Pol Lirola dhe Alvaro Gonzalez i vijnë në ndihmë Marseille, në mënyrë që klubi të mund të federonte Amine Harit. Të dy futbollistët pranuan të ulinin pagat e tyre, kështu që drejtuesit e klubit arritën të merrinin miratimin e organit të kontrollit financiar në Ligue 1, që të lejonte federimin e mesfushorit, i cili u transferua nga gjermanët e Schalke 04, por për shkak të fair playt financiar kishte mbetur pezull. Tashmë gjithaçka u sistemua dhe 24-vjeçari mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Marseille.



