Lista e përfaqësueses U-21 pëson ndryshime, shkak COVID-19
Lista e ekipit Kombëtar U-21, e shpallur ditën e shtunë nga trajneri Alban Bushi ka pësuar dy ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19.
Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Sergio Kalaja, mbrojtësi i talentuar shqiptar nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të impenjimeve me klubet dhe problemeve të lidhura me pandeminë, tekniku Bushi ka vendosur të mos marrë lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar.
Shqipëria U-21 do ta nisë fushatën e eliminatoreve të EURO 2023 në 4 qershor, në transfertën ndaj Andorrës.



