Champions League

Lista/ Zbulohet emrat e federuar nga Partizani, për ndeshjet ndaj Qarabagut

Dita e djeshme ishte mjaft intensive në kampin e Partizanit, që zyrtarizoi 5 afrime të reja, 2 rinovime dhe disa largime, ndërsa tashmë “të kuqtë” janë gati për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, përballë azerëve të Qarabagut.

Sfida e parë e kampionëve të Shqipërisë do të jetë të mërkurën e 10 korrikut, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, ndërsa sot është publikuar edhe lista me 23 futbollistët e federuar për të qenë në dispozicion të trajnerit italian Franco Lerda.

Bie në sy “varfëria” në repartin e mbrojtjes, që ishte më i konsoliduari gjatë sezonit të fundit na kampionat, por largimet e Atandës dhe Lum Rexhepit lanë një boshllëk që duket i vështirë për t’u mbushur.

Lista e 23 futbollistëve të Federuar nga Partizani për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve:

Portierë: Alban Hoxha, Aldo Teqja, Dashamir Xhika

Mbrojtës: Labinot Ibrahimi, Egzon Belica, Eno Bitri, Esin Hakaj, Lorenc Trashi

Mesfushorë: Bruno Telushi, Rron Broja, Aristoteles Romero, Eneid Kodra, Kristi Kote, Ëilliam Cordeiro, Esat Mala

Sulmues: Jurgen Bardhi, Emanuel Mensah, Lucas Cardoso, Theophilus Solomon, Brian Brown, Joseph Ekuban, Erald Cinari, Jasir Asani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency